Kadare zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Mal të Zi

schedule17:49 - 21 Dhjetor, 2018

schedule 17:49 - 21 Dhjetor, 2018

Akademia e  Shkencave të Shqipërisë përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se akademiku Ismail Kadare është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi. Akademia publikoi letrën që Presidenti i Akademisë, Akademiku Dragan Vukčević, i ka dërguar Kadares ku shkruan se “asambleja ju ka zgjedhur anëtar të huaj të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi”.

Anëtarët janë të bindur se autoriteti dhe puna profesionale e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm dhe reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!