Gazetari Artur Nura ka folur në “Ora e fundit” për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
Ai u shpreh se Kadare ka patur qendrime të rëndësishme politike në Ballkan, si në rastin e Kosovës, kur u mbajt peng Ibrahim Rugova.
“Mesazhi që një personalitet si Kadare i ka sjellë njerëzimit, në mënyrë të veçantë shoqërisë shqiptare, por edhe Ballkanit, se ka shkruar në mënyrë elegante dhe poetike, ka pasur qendrime për zhvillimet politike në Ballkan. Unë kujtoj rastin e Kosovës, kur u mbajt peng Ibrahim Rugova, ka pasur qendrime në Shqipëri në momente të caktuara. Tashmë shkrimtarët janë njerëz të lirë të Europës dhe unë kudo ku kam qene në vitet e para të demokracisë shqiptare dhe kur na u dha mundësia prezantimi lidhej me emrin e Kadaresë. Ai ishte një nga shkrimtarët e parë që u përkthye, kam qene në një nga shtëpitë e miqve të mi në Bruksel dhe në bibliotekat e tyre kam gjetur një nga librat e përthyer të Kadaresë. Kjo do të thotë shumë për një shoqëri si ajo shqiptarja, e cila ka pasur shumë probleme në lidhje me botën perëndimore. Kështu që padyshim një kolos i jashtëzakonshëm”.
Më tej, gazetari zbuloi dhe arsyen pse Kadare mund të mos e ketë fituar çmimin ‘Nobel’:
“Ka disa arsye, një nga arsyet mund të jetë strategjia me të cilën funksionon vendosja e një çmimi të tillë. Ka rezultuar që kanë çuar shumë letra kundër këtij nominimi dhe ishin pikërisht nga shqiptarët. Madje, një pjesë e atyre që shprehin trishtimin në rrjetet sociale, do të jenë ata që kanë shkruar kundër, duke iu referuar diktaturës dhe pozicioneve që ai ka patur“./abcnews.al