“Kacifas u vra”, Artan Hoxha: U bllokua, 2 km më larg e prisnin grupi i grekëve

schedule00:35 - 29 Tetor, 2021

schedule 00:35 - 29 Tetor, 2021

Gazetari investigativ, Artan Hoxha beson se ekstremisti grek, Kostandin Kacifas u vra nga RENEA.

Sipas Hoxhës ai kishte marrë dy plumba dhe nuk kishte si të vriste veten në këtë mënyrë. Ndërkohë Hoxha ka shtuar se ka pasur një shkëmbim zjarri të vazhdueshëm për tre orë ku Kacifas ka qëlluar mbi 300 fishekë.

Sipas Hoxhës, Kacifa ishte një kriminel me shtetësi shqiptare që u vra brenda territorit shqiptar për veprimet që bëri dhe nuk duhet të përfshihet pala greke.

“Është vrasje, për Kacifën. Nga anët e mija. Gjyshi im tregonte si greku i kishte therur dhe u kishte marrë edhe misrin. Nuk mund ta harrojmë kanë qenë pushtues. Kacifas dhe grupi pas Kacifas. Rasti është se ka ndodhur ditën e festës kombëtare është një ngjarje e thjeshtë kriminale. Një person hap zjarr ndaj patrullës së Dropullit dhe një patrulle tjetër të Gjirokastrës. Shkuan pa pistoletë për të mos krijuar incidente. Ndodhi ajo që ndodhi,. Viktima e ka humbur jetën kur po errej kur vend ngjarja është 2 km. Ku e prisnin një grup tjetër personash. Ekspertiza tha se ka vra veten. Por në Tiranë dhe eksperti nga Janina tha se ka dy predha me kallashnikov. Ka distancë nga njëra tjetra. Ekspertiza e mjekut të Gjirokastër thotë ka barut. Por ai ka qëlluar 300 fishekë atë ditë. E kanë mbajtur 3 orë të bllokuar. Autoritet shqiptare kanë tentuar të pushojë çështjen.” tha Hoxha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!