“Ka zëra që mazhoranca po negocion në Presidencë”, Meta reagon për draft-opinionin e “Venecias”

schedule19:37 - 7 Mars, 2020

schedule 19:37 - 7 Mars, 2020

Presidenti Meta ka udhëtuar drejt Shkodrës për të qenë i pranishëm në ndeshjen sportive të basketbollit mes skuadrave të Vllaznisë dhe Partizani.

Në hyrje të pallatit të Sportit të lojërave me dorë në Shkodër, Meta u ndal nga gazetarët për tu pyetur në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias, që sipas burimeve duket se i ka dhënë të drejtë presidentit në interpretimin e ligjit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta u tregua i rezervuar për komentimin e draft-opinionit dhe u shpreh se vetë Venecia është ajo që ka shkruar Kushtetutën e Shqipërisë.

Meta: Nuk mendoj se është çështje e Venecias sepse Kushtetutën e Shqipërisë “Venecia” e ka shkruar. Kjo ka qenë edhe mbetet prej 115 ditësh një çështje e drejtësisë, e hetimit, që të bëj veprimet e duhura, që askush në Shqipëri të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin.

Pyetje: Megjithatë Venecia foli në favorin tuaj, keni ndonjë koment?

Meta: Nuk e komentoj draft-opinionin, për arsye sepse mbi dokument ka patur një konfidencialitet, por ja u kam thënë më përpara që Kushtetutën tonë, e ka shkruar vetë Venecia.

Pyetje: Zoti president, i latë një afat mazhorancës deri në 15 mars, dhe më pas do shpërndanit parlamentin, ka patur gjatë këtyre ditëve një reflektim, ka zëra që mazhoranca po tenton të negociojë në presidencë?

“Këtu kemi ardhur për të parë një spektakël të jashtëzakonshëm dhe gëzohem që Vllaznia vazhdon të shkëlqejë në lojërat me dorë, faleminderit”, tha Meta duke evituar ti përgjigjet drejtpërdrejt pyetjes së gazetarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!