Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ka viktima, të shtëna me armë pas grabitjes së një argjendarie në Florida

schedule12:47 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 12:47 - 6 Dhjetor, 2019

Ndjekje si nëpër filma ajo në Florida, ku policia arriti të ndalojë një furgon që ishte marrë nga disa kriminelë, të cilët grabitën një argjendari.

Bilanci tragjik flet për 4 viktima mes të cilëve edhe shoferi i furgonit, i cili ishte marrë peng nga grabitësit.

Katër persona mbetën të vrarë në Florida si pasojë e të shtënave me armë pas ndjekjes nga ana e policisë amerikane të një furgoni i cili kishte shërbyer për grabitjen e një argjendarie në periferi të Majemit.



Grabitësit kishin me vete të paktën një peng. Viktimat janë dy nga grabitësit, shoferi i furgonit i cili ishte marrë peng, si dhe një drejtues mjeti i cili u qëllua gabimisht gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Mes viktimave nuk ka asnjë agjent policie. Një nënpunës i argjendarisë ka mbetur i plagosur. Një shkëmbim i parë zjarri ndodhi kur policia, pas aktivizimit të alarmit, mbërriti para argjendarisë.

Më pas u sekuestrua furgonin dhe grabitësit u përpoqën të arratiseshin. Arratisja përfundoi kur furgoni u bllokua në trafik, dhe kriminelët u rrethuan nga policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!