“Ka të drejtë morale PS të gjykojë Metën?” Bojaxhi: Presidenti nuk mund të përfaqësojë ndryshimin

schedule21:54 - 4 Mars, 2020

schedule 21:54 - 4 Mars, 2020

Mbrëmjen e sotme në “Byro Politike” është diskutuar për vendimin e Presidentit Meta për shpërndarjen e Parlamentit. I ftuar në studio anëtari i Kryesisë së PD-s, Bardh Kadilli u shpreh se roli i Presidentit po zhvishet nga kompetencat. Sipas tij aktorët politikë duhet të mendojnë për një Kushtetutë të re. Kadilli theksoi se pozita dhe shqiptarët ishin në mbrojtje të manifestimit.

Kadilli: Nuk ka në botë president jopolitik, vetëm shqiptarët shpikin gjëra të tilla. Presidenti është institucion Kushtetues. Sot kemi një mazhorancë që i ndryshoi radhën Kushtetuese Presidentit. Roli i tij po zhvishet nga kompetencat. Është e domosdoshme të mendojmë seriozisht për një Kushtetutë të re.

Çfarë arriti Ilir Meta me manifestimin?

Kadilli: Komunikimi i tij ishte i qartë , mori mbështetjen që kërkoi. Nëse Presidenti mendon që ky Parlament është antikushtetues, duhet të ishte shpërndarë. Si opozitë na ka pasur aty. Nëse ka vendosur të bëjë ekuilibër politik siç po bën do kërkojë atëherë duhet të presim.

Ndërkohë kryetari i Partisë Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi u shpeh qeverisja e sotme është e dështuar. Gjithashtu ai reagoi me kritika ndaj Presidentit Meta duke e cilësuar se nuk është një patriot siç i pretendon të shfaqet.

Është vendim i ekuilibruar?

Bojaxhi: Qeverisja është e dështuar. Nëse alternativa për shqiptarët është një president që del si patriot për në fakt është hajdut që ka vjedhur dhe këtë e dimë. Kemi 30 vjet që heqim njërin që ka bërë keq dhe vendosim një tjetër që ka bërë më keq.

Theksoj që zgjidhja ndaj problemeve dhe qeverisë që kemi nuk mund të jetë një njeri që e kemi parë me bllok e me laps që ka numëruar lekët tona. Situata nuk do të zgjidhjet pa shkuar në votim.

Bojaxhi: Nëse dy partitë kryesorë duan të japin zgjidhje më e rëndësishme është që qytetarëve shqiptarë ti japim mundësi që të shkojnë të votojnë.

Më tej ai tha se kjo nuk i ndalon qytetarët për të mos protestuar.

Fakti që Presidenti thërret popullin në një manifestim si ai i 2 marsit është një pikë kthese?

Bojaxhi: Nuk kam qenë për koalicionin e PD me LSI-në në 2009. Ne kemi për detyrë të zgjedhin një të keqe që është më e dukshme. Ti themi të keqes që është e keqe. Mendoj që LSI është tabelë e qartë e hajdutërisë që ka Shqipëria dhe ky President e mëshiron atë. Ai individ nuk mund të përfaqësojë ndryshimin.

Ndërkohë Tomor Alizoti tha se aktorët politikë janë ta pamoralshëm.

Alizoti: Çështja e moralit do të jetë në krye të sulmit politik ndaj Presidentit nga ana e PS. Kjo parti e votoi 100 % në Parlament, dhe kjo tregon shkallën e lartë të një individi dhe asnjë njeri nuk i thirri ndërgjegjes. Aktorët politikë shqiptarë janë të pamoralshëm sipas perceptimit tim.

Këta janë liderët shqiptarë ky është Presidenti nëse shoqëria është më e mirë le të prodhojë të tjerë. Këtu më shumë ka dështuar shoqëria se sa politikanë. Njeriu më i rrezikshëm dhe më i suksesshëm në kapjen e të gjitha pushteteve është Edi Rama. Demokracia në Shqipëri nuk është mirë funksionale. Më mirë që Ilir Meta është kaq i ashpër dhe i igër që ta frenojë diçka të tillë, dhe lëvizjen e tij e përkrah.

Ka të drejtë morale PS të gjykojë Metën?

Gjatë bisedës në studio gazetarja Juli Xhokaxhi drejtuar deputetit të PS se e kanë  problem shumë të madh për të dalë në studio: “PS e ka problem”, deputeti i PS u përgjigj: Më thuaj një media që e ka kapur Edi Rama.

Sipas tij është krijuar një perceptim i tij pasi liria e shprehjes në Shqipëri kalon caqet e realitetit.

Nuk mund të themi se ka qenë i suksesshëm për të kapur mediat. Ka qenë gjyqësori i pavarur dhe i pakapur nga politika? Nëse do të ishte, nuk do ti hynin kësaj reforme që po shkon përtej pritshmërive. Nëse do të donim ta kapnin sistemin nuk do ti futeshim reformës. Mund të na hidhet shumë baltë, por nuk jemi njësoj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!