Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, i ftuar në një lidhje live në emisionin “Lufta dhe Paqja” të gazetarit, Artur Zheji në ABC News, i ka kthyer përgjigje pyetjes nëse ka spiunë rusë në Shqipëri.
Kulla është përgjigjur shkurt duke thënë se do të ishte zhgënjim po të mos kishim.
Sa i përket misionit të tyre, ai tha se ato mbledhin informacione, pasi sipas tij vendi ynë është target pasi jemi në një territor që ka rrezik për destabilizim.
“Ka spiunë në Shqipëri?
Do ishte zhgënjim po të mos kishim.
Misioni i një spiuni rus?
Agjentët sekret nuk është se duhet të bëjnë aksione, mjaftojnë mbledhja e informacioneve, mbajtja e kontakteve, konsultimi i burimeve të hapura, krijimi i lajmeve të rreme me qëllim politik, rekrutimi, destabilizimi dhe informacionet ekonomike, të gjitha këto bëjnë thesin e informacioneve që i interesojnë Rusisë.
Ne jemi target, pasi jetojmë në një rajon që ka potencial të lartë destabilizimi,” tha Kulla. r.t/abcnews.al