Ka probleme me zërin, lajm i hidhur për këngëtaren

schedule20:33 - 10 Nëntor, 2019

schedule 20:33 - 10 Nëntor, 2019

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus për shkak të problemeve dhe shqetësimeve të fundit pritet që të largohet për disa muaj nga muzika.

Mediat e huaja njoftojnë se Cyrus është përballur me një komplikacion të bajameve dhe pas një ndërhyrjeje këngëtarja është njoftuar për problemin me kordat e zërit. Në fund të këtij viti pritet që ti nënshtrohet një operacioni dhe për pasojë disa muaj mund të mos këndojë. Mësohet se familja dhe partneri i saj aktual Cody Simpson po i qëndrojnë shumë pranë.

Gjithashtu shkruhet se këngëtares do ti duhet një periudhë e gjatë rikuperimi pas kësaj ndërhyrjeje. Vlen për t’u theksuar fakti se këtë shqetësim Cyrus e ka ndjerë për vite me radhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!