Ka problem në gjurin e majtë, Leo Mesi do qëndrojë disa ditë pushim

schedule18:39 - 21 Shtator, 2021

schedule 18:39 - 21 Shtator, 2021

Lionel Messi po kalon një moment jo shumë të mirë tek PSG-ja. Aventura e tij në Francë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë: akoma s’ka shënuar, barazimi kundër Club Brugge në Champions dhe tensioni me teknikun Pochettino pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Lyonit.

Tani për yllin argjentinas vjen edhe ndalesa e parë, për shkak të një goditjeje që ka marrë në gjurin e majtë. Messi do të qëndrojë pushim disa ditë, prandaj do të mungojë në ndeshjen e nesërme në kampionat kundër Metz.

Rezonanca magnetike ka konfirmuar një problem në gju, por një vlerësim tjetër do të bëhet pas 48 orësh. Messi u zëvendësua nga Achraf Hakimi 15 minuta para përfundimit të ndeshjes kundër Lyon, një lëvizje që solli shumë polemika, pasi ylli argjentinas nuk është mësuar që të mbarojë para kohe ndeshjet e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!