Ka optimizëm te Juventusi mbi rikthimin e Paul Pogba. Tashmë ka nisur edhe faza e 2-të e rikuperimit të mesfushorit francez.
Ish-lojtari i Manchester United u dëmtua pak javë para se të fillonte edicioni i ri i Serie A, ndërsa tashmë lajme të mira vijnë mbi rikthimin e tij në fushën e lojës.
Sipas “Tuttopsort” francezi ka nisur të vrapojë në fushën e blertë dhe kjo ka bërë që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të besojnë se mesfushori mund të rikthehet nën urdhrat e Missimiliano Allegrit më shpejt se parashikimi i bërë. /f.a/abcnews.al