Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ka një tendencë që…”, Roland Lami: Berisha po radikalizon situatën për t’u justifikuar për humbjen në zgjedhje

schedule18:56 - 7 Nëntor, 2025

schedule 18:56 - 7 Nëntor, 2025

SHQIPËRI- Sali Berisha po ndëshkohet, së paku për gjuhën e tij. Pasi sulmoi ambasadorin e Bashkimit Evropian Silvio Gonzato, për seksualitetin e tij, socialistët nisën procedurën e përjashtimit të tij nga Kuvendi për disa seanca.

Por nga ana tjetër shumica filloi sqarimin e ligjit që kaloi seancën e fundit në Kuvend. Sipas tyre, ligji nuk synon dhe as do të legalizojë as gjininë e trete dhe asnjë lloj tjetër prindi për fëmijët, veç nenës dhe babait.

Analisti Roland Lami, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News theksoi se sulmet e Berishës ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri janë të tepruara.

Ai theksoi se Shqipëria synon të futtë në BE, dhe kjo nënkupton se çështja e barazisë gjinore është një prej kushteve, që duhet të përmbushin për të qenë pjesë e saj.

“Shqipëria aderon të futet në BE, një nga kushtet që ka BE është dhe çështja e barazisë gjinore dhe barazia para ligjit. Pa i ratifikuar ato, ne nuk kemi ndonjë shans për t’u bërë pjesë në Bashkimin Europian”, tha ai.

Sali Berisha, i cili në seancën e fundit të parlamentit foli me shumë se çdo deputet paralajmëroi se do të vendosë foltoren para kryeministrisë nëse i heqin të drejtën e fjalës në Kuvend.

Ai thekson se të dyja palët politike kanë për qëllim të radikalizojnë situatën, sigurisht për interesat e tyre politike.

Sipas Lamit, Sali Berisha po përgatit terrenin për t’u justifikuar për humbjen e zgjedhjeve të pjesshme që mbahen të dielën e 9 nëntorit, në pesë bashki të vendit.

“Ka një tendencë nga të dyja palët që ta radikalizojnë situatën. Zgjedhjet lokale do jenë një humbje spektakolare për fat të keq për Partinë Demokratike. Projekti afatshkurtër i Sali Berishës është të radikalizojë situatën për humbjen që do marrë në zgjedhjet e pjesshme”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!