Ka një koleksion me 12 mijë filma, shqiptari shkon në “fund të botës” për të gjetur filmin e aktorit shqiptar që flet për Nënën Terezën

schedule08:36 - 4 Maj, 2022

schedule 08:36 - 4 Maj, 2022

Edmond Isufi është një koleksionist filmash, pasioni i të cilit ka nisur që në një moshë shumë të re. Ai ka një numër të madh filmash në “mini muzeun” e tij të filmave, rreth 50 prej të cilave janë të aktorit të famshëm nga Kosova, Bekim Fehmiu.

Ai dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se është takuar me Bekimin në vitin 2009. Ai rrëfeu gjithashtu se për të gjetur kasetën origjinale të filmit “Zëri”, ky Bekimi luan rolin e babait të Nënë Terezës, udhëtoi drejt Brazilit.

“Kam mbledhur shumë filma në vende të botës. Në vitin 2016, flasim për filmin Zëri, ka të bëjë me Nënë Terezën, një film italian i vitit 1982 dhe kam kërkuar se ku mund ta gjej. Në vitin 2009 u takova me Bekimin dhe nuk e kishte filmin. Ka qenë shumë e vështirë që të gjendet.

Rastësisht e gjeta në një ankand dhe problemi ishte se shitësi i filmit nuk kuptonte gjuhën angleze. Thoshte se nuk dua ta shesh filmin jashtë Brazilit dhe kam biseduar me të për 1 muaj derisa e kam bindur që ta shiste. Doja që ta kompletoja koleksionin.”, tha ai.

Përveç Bekimit, ai ka në koleksionin e tij të gjitha filmat e Faruk Begollit, Abdurraman Shalës dhe Enver Petrovcit. Mes të tjerash, Edmondi tregoi gjithashtu se po punojnë për të sjellë një dokumentar për Bekim Fehmiun. /abcnews.al