Kur flasim për “djemtë e mamit”, zakonisht nënkuptojmë ata burra që nuk mund të bëjnë asgjë pa pëlqimin e nënës, të cilët janë shumë të afërt me të dhe që e lënë nënën e tyre të ndërhyjë në jetën e tyre në çdo rast. Për shumë gra, këta burra nuk janë tërheqës.
Rezultatet e një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit, treguan se “çunat e mamit” janë shumë më të suksesshëm në biznes dhe se shpesh fitojnë më shumë se meshkujt që nuk kanë pasur një marrëdhënie kaq të ngushtë me nënat e tyre në fëmijëri.
Prandaj, këta burra janë më të qëndrueshëm dhe më të aftë për të ruajtur dhe mbështetur familjet e tyre. Nëse jeni edhe ju e aftë, një grua biznesmene që dëshiron të investojë në veten dhe karrierën tuaj, imagjinoni sa larg mund të shkoni së bashku.
Studimi tregoi gjithashtu se meshkujt që kanë qenë pranë nënës së tyre që nga fëmijëria kanë përparuar vazhdimisht gjatë karrierës së tyre. Gjithashtu është treguar se meshkujt që kanë marrëdhënie të këqija me nënat e tyre janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të demencës. /’abcnews.al