Teuta bën një tjetër lëvizje, sërish në mbrojtje. Kampionët kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin Blerim Kotobelli dhe vetëm firma ka mbetur për t’u hedhur, sikurse raporton newsport.al.
Kotobelli ishte pjesë e Kukësit dy sezonet e fundit, ndërkohë që doli si lojtar i lirë dhe vendosi të pranojë rikthimin te Teuta.
Mbrojtësi, i cili për herë të parë ka luajtur në Superiore me Tiranën, ka spikatur pikërisht te durrsakët, në periudhë 2014-2017, para se të kalonte te Partizani e më pas te Flamurtari e Kukësi. /abcnews.al