Ka kërkuar largimin, Borussia Dortmund përgatit “sulmin” për mbrojtësin e Juventusit

schedule16:59 - 25 Korrik, 2021

schedule 16:59 - 25 Korrik, 2021

Para disa ditësh mediet italiane raportuan se Merih Demiral është kthyer nga pushimet dhe ka nisur stërvitjen me Juventusin, por përveç kësaj ai ka takuar edhe drejtuesit dhe i ka kërkuar largimin për shkak se është zgjedhje e dytë në formacion dhe kjo nuk është dëshira e tij.

Sot dalin zhvillime të reja në lidhje me të ardhmen e liderit të kombëtares së Turqisë. Gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano bën me dije se Borussia Dortmund interesohet për qendërmbrojtësin. Gjermanët po përgatisin një ofertë për 22-vjeçarin.

Nga ana e tyre, te Juventusi janë gati ta shesin Demiral për vlerën e 35 milionë eurove. Për të riun ka interes edhe nga disa klube të tjera, teksa një mundësi është Atalanta, që do shesë Romeron te Manchester United. Në Dortmund duhet të lëvizin shpejt. /abcnews.al