Kontrata e Pep Guardiolës me Manchester City përfundon në verën e vitit 2021, por trajneri spanjoll mund të largohet në fund të këtij sezoni. Një mendim rreth kësaj situate ka dhënë Ferran Soriano.
CEO i klubit anglez flet nga Dubai në lidhje me Guardiolën dhe qetëson tifozët. 48-vjeçari do të vijojë në pankinën e “Cityzens”, të paktën deri në fund të sezonit të ardhshëm.
“Pep ka deklaruar disa herë që kontrata e tij mbulon këtë sezon dhe pasardhësin. Nuk ka diskutime në lidhje me këtë çështje. Pep do të vazhdojë me Manchester City dhe do të largohet nga këtu në kohën e duhur, por ne do të vazhdojmë të mbijetojmë. Ai e ka thënë disa herë që nuk do të largohet tani“, thekson Ferran Soriano. /abcnews.al