Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ka filluar të ecë…”, nëna e 12 vjeçarit falenderon shqiptarët për ndihmën ndaj të birit

schedule22:23 - 6 Prill, 2023

schedule 22:23 - 6 Prill, 2023

12 vjeçari Altini, i cili nuk mund të ecte dot dhe rrezikonte që të mbetej i paralizuar, i është nënshtruar një operacioni. Mjekët i vendosën në vendin e duhur gjurin në këmbën e majtë, për shkak të të cilit djali nuk kishte mundur që të ecte dot prej më shumë se dy vitesh.

Nëna e tij, Valmira ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Shqiptarët për shqiptarët” në Abc News tregoi se Altini tashmë është më mirë dhe se ka nisur që të ecë. “Operacioni shkoi shumë mirë. Ka vazhduar të ecë. Falenderoj shqiptarët, Elvisin, Sidritin, të gjithë që kontribuuan për Altinin.

Ngrihet deri tek dera. Por ecën mirë. Ka pak dhimbje por do t’i kalojë. Ngrihet dhe lëviz dhe është shumë i gëzuar. Biles tha i falenderoj pa masë shqiptarët edhe të gjithë që kanë kontribuuar për operacionin tim.”, rrëfeu e emocionuar nëna e djalit, Valmira në Abc Neës.

Por përtej problemit shëndetësor të djalit, Valmira përballet edhe me probleme ekonomike. Për këtë i erdhi në ndihmë një shqiptar që jeton në SHBA. Shpëtim Hyseini ofroi 7 mijë dollarë për ta, 5 mijë dollarë për të shlyer borxhet e familjes dhe 2 mijë $ për muajin e Ramazanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!