“Ka fëmijë nën rrënoja”, Zelensky reagon pas bombardimeve ruse në spitali: Ndaloni vrasjet tani, bëhuni njerëz

schedule16:40 - 9 Mars, 2022

schedule 16:40 - 9 Mars, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar në lidhje me bombardimin e spitalit të fëmijëve nga ushtria ruse në Mariupol të Ukrainës.

Ai thotë se fëmijët janë bllokuar nën rrënojat e spitalit, duke shpërndarë një video tronditëse që ilustron shkallën e shkatërrimit.

“Edhe sa kohë do të vazhdojë të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin?” tha ai.

“Mbyllni qiellin tani! Ndaloni vrasjet . Ju keni fuqi, por duket se po e humbni njerëzimin”, tha Zelensky.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!