“Ka emrin e Maradonës”, milioneri Sadiku transferohet në vendin ku luhet me viagra

schedule09:12 - 25 Janar, 2021

schedule 09:12 - 25 Janar, 2021

“Ai është 29 vjeç dhe ka emrin e Maradonës” është fjalia e parë, pasi lajmi mori dhenë se Armando Sadiku do të luajë në Bolivi me skuadrën e Bolivar. Sulmuesi kuqezi lë skuadrën e Erzurumspor dhe bëhet shqiptari i parë që do të luajë në Bolivi, ndërkohë që mediat atje shkruajnë shumë.

Paga e Sadikut nuk lihet mënjanë, edhe pse nuk ka informacion të saktë. “Armando Sadiku, sulmuesi i më shumë se 1 milion eurove”, shkruan “deportetotal”, që në fakt i referohet pagës që merrte në Spanjë dhe shkonte në 100 mijë euro në muaj, pra mbi 1 milion euro në sezon.

Llogaritë në Bolivi janë të qarta dhe mendojnë se Bolivar ia ka ofruar një shifër të tillë. Mbetet të konfirmohet. Sigurisht për Sadikun është “gërmuar” dhe më shumë nga mediat në Bolivi, që më tej shkruajnë:

 

“Sadiku ishte heroi i Shqipërisë në Europian. Idhulli tij dhe më i miri për të është Cristiano Ronaldo. Ai konsiderohet si nëj shëtitës i botës, i lindur më 27 maj 1991, i cili ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës së tij në kampionatet zvicerane.

Ai mori emrin Armando sepse babai i tij ishte i sigurt që do të bëhej futbollist dhe ia vuri në nder të Diego Armando Mardonës. Sadiku është përforcimi i 12-të i Bolivar dhe ka nënshkruar për dy sezone”.

Sadiku, i cili ka emrin e Maradonës, do të luajë në La Paz, aty ku Argjentina e legjendës së futbollit përdor viagra (e marrin për të rritur qarkullimin e gjakut dhe sasinë e oksigjenit në trup) për të marrë oksigjenin e duhur. Ndoshta eksperienca në Ersekë me Gramozin do e ndihmojë sulmuesin e kombëtares shqiptare… /abcnews.al