Leicester është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Brendan Rodgers.
Tashmë, botimet britanike kanë nxjerrë në pah disa emra për zëvendësime të mundshme të teknikut 50-vjeçar, mes të cilëve ai i Graham Potter, i cili “pagoi” paraqitjet e dobëta të Chelsea.
Megjithatë, sipas “Mirror”, “dhelprat” thuhet se kanë veçuar edhe rastin e Rafa Benitez për marrjen e drejtimit teknik të klubit, madje mediat britanike deklarojnë se ai është një nga favoritët për këtë pozitë.
Tekniku 62-vjeçar spanjoll është larguar nga pankina që nga janari i vitit 2022, kur u largua nga Everton. Ndër të tjera, trajneri me eksperiencë ka edhe shumë eksperiencë nga ishulli, pasi përveç ka drejtuar Liverpool, Chelsea dhe Newcastle. /G.D abcnews.al/
Burimi: Mirror