Ka vijuar debati mes analistit Skënder Minxhozi dhe deputetit Ervin Salianji në “Real Story”. Ky i fundit ka deklaruar se Sali Berisha ka një diferencë me Lulzim Bashën, nëse Basha t’i largon 500 mijë vota, Berisha i ka ato 500 mijë vota.
“Kemi dy parti një më të madhe dhe një më të vogël që është Luli. Të dy përdorën hapjen, Luli mori bluzen e Zelenksit, mblidhte kalamanj 20 vjeç nëpër baçe dhe thoshte do ta hapim PD. Të njëjtën gjë bën dhe doktori sa here që del dhe të gjithë ata që ka afër. Tani e di si është kjo? Nocioni i hapjes funksion në të gjitha PD, nga rojtari i parkingut te të gjitha, te pastrueset, te administrata dhe i ndalon këmbët te zyrat e shefave. Gjithçka në të dy PD duhet hap përveç këtyre dy zyrave. Gjithandej do të hapen PD-të vetëm dy zyrat e shefave nuk hapen”, tha Minxhozi.
“Ju doni një zgjidhje të menjëhershme, shoqëria do një zgjidhje të menjëhershme. Koha politike ka kohën e vetë. Unë them të nisim diskutimin, të shkojmë të pyesim njerëz, të marrim personalitete, të pranohet se gjithësecili prej nesh ka ambiciet e veta, ka frikrat e veta se mund të vijë dikush dhe të të nxjerri nga loja.
Prandaj unë po them që diskutimi duhet nisur tani që në marsin e vitit tjetër ne duhet të jemi thuajse gati duke e mbyllur këtë kapitull me ndihmësqeveritarin Lulzim Basha.
Sali Berisha ka një diferencë me Lulzim Bashën, nëse Basha t’i largon 500 mijë vota, Berisha i ka ato 500 mijë vota”, u shpreh Salianji./abcnews.al