“Ka dhe biznesmenë këtu që bëjnë vulgarin,” plas sherri mes deputetëve te “Ekonomia”

schedule09:45 - 15 Nëntor, 2022

schedule 09:45 - 15 Nëntor, 2022

Debate të ashpra ka pasur paraditen e së martës në Komisionin e Sigurisë mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Fillimisht ata që janë përplasur ishin deputeti socialist Erion Braçe dhe ai demokrat Edmond Spaho, por më pas situata u tensionua.

Debatit i janë bashkuar më tej Alban Xhelili dhe deputeti demokrat Agron Shehaj ndërsa kryetari i Komisionit Eduart Shalsi ka tentuar që vërë nën kontroll situatën.

“Unë e kuptoj që Xhelili është deputet për herë të parë, zonja Dhima ka shumë vite. Kam një kërkesë, që nëse nuk arrini ta kuptoni dhe bëni debat personal. Siç dëgjuam ca zëra të logjikshëm ka edhe ca zhurmues, se ka dhe biznesmenë këtu që bëjnë një banalitet dhe vulgaritet.,” u shpreh Eduart Shalsi.

Debatet nisën pasi deputetët e opozitës kërkuan që në komision të vijë ministrja Delina Ibrahimaj, pasi në komision po diskutohej për Portin e ri të Durrësit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!