Georgino Wijnaldum sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Barcelonës. Ky është informacioni, që zbulojnë në Angli, me mesfushorin holandez, që mbyll kontratën e tij me Liverpool në fund të sezonit.
Ai ka të drejtë të bisedojë me klube të tjerë dhe duket se e ka shfrytëzuar këtë mundësi. Koeman e ka pohuar personalisht se e do mesfushorin dhe ka dëshirë të shtojë muskujt në mesfushë për të pretenduar të gjithë titujt e mundshëm sezonin e ardhshëm.
Marrëveshja finale është shumë pranë. Barça e do dhe mund ta marrë falas, ndërsa Wijnaldum ka ëndërruar që në fillimet e tij të bëhet pjesë e Barçës. 30-vjeçari ishte një nga të preferuarit e Koeman në kombëtaren e Holandës. /abcnews.al