Rozana Radi është tashmë një nga figurat më të kompletuara të ekranit, pasi krahas muzikës, është një tekstshkruese, moderatore dhe së fundmi bizneswomen.
Ditën e sotme, ajo i ka dhënë mundësinë fansave të saj të shumtë, të bëjnë pyetjet që dëshirojnë, përmes opsionit “Ask me” në Instagram.
Një numër i madh pyetjesh ka qenë lidhur me ndërhyrjet estetike, për të cilat Rozi nuk ka hezituar të përgjigjet.
“Ke bërë hundën?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekëse.
“Nuk i përgjigjem më njerëzve që përtojnë të lëvizim gishtat në Google. Nuk kam bërë asgjë në fytyrë. Jam kështu siç më shikoni në këtë foto adoleshente. Mjaft më me këto pyetjet e ‘modës’ së Instagramit”.
“Do të jepja një përgjigje që do të vlente nëse pyetja do të ishte intelegjente”, u shpreh Rozana./abcnews.al