Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pasditen e sotme gjatë një mbledhjeje me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranës, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punës, deklaroi se kanë hyrë në fushën e betejës.
Berisha: Përpjekjet tona të deritanishme kanë qenë për tu ngritur në këmbë, për të dëshmuar veten tonë si opozitë e vërtetë, si PD e Rithemeluar. Tani vijmë në fillimin e betejës.
Sipas tij, shqiptarët presin nga opozita shpëtimin nga kryeministri Edi Rama, i cili ka vendosur monizmin në Shqipëri.
https://youtu.be/pDSXItu5Kok
Berisha: Shtetin ligjor e kemi në situatë katastrofale. Rama duhet të largohet nga pushteti, e kanë thënë mijëra herë shqiptarët. Tani ka ardhur koha që duhet ta shndërrojmë në realitet këtë moto.
Kreu i PD-së theksoi dhe një herë se 12 nëntori do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Por, gjithashtu bëri me dije se kjo do të jetë koha e protestave.
Berisha: Rama na sfidoi hapur në Peshkoi, se do ta bëjmë tërmet. Zotohet se sërish do na vjedhë votat. Nuk mund ta imagjinoni se çfarë klubi i neveritshëm është parlamenti shqiptar. ne shkojmë aty vetëm për hir të zgjedhësve, por aty është turp të futesh. Nuk respektojnë asgjë.
Ish-kryeministri në fund të fjalës së tij tha se Rama do përballet me shqiptarët dhe i siguroi këta të fundit se do ta fitojnë betejën./Abcnews.al.