Gentian Selmani do të ndahet nga Menemenspor pas një aventure prej një sezoni e gjysmë në klubin e njohur. Situata financiare prej pandemisë e ka goditur rëndë Menemen dhe i duhet të shesë e të çlirohet nga pagat e larta për të barazuar bilancet.
Kontrata e Gentian Selmanit përfundon në verë , por largimi do të vijë tani. Nga Turqia raportojnë se Selmani ka arritur marrëveshje me Boluspor dhe do të zyrtarizohet këtë fundjavë ne klubin e Ligës së Parë turke.
TRANSFER | Selmani, Boluspor'da. Menemenspor forması giyen file bekçisi sözleşmesini feshederek yeni takımına imza atacak. pic.twitter.com/pytOgIUlMe
— Süper Lig Yolu® (@Superligyolucom) January 29, 2021
Nuk ka detaje rreth shifrës së operacionit, teksa ka edhe raportime, që flasin se klubi mund ta lërë të lirë Selmanin, duke e humbur falas. Mbetet të qartësohet kjo situatë, teksa edhe këtë herë Selmani nuk mundi të bëjë hapin e madh të debutimit në Superligën turke. /abcnews.al