Ka 5 vite që u themelua me shënjestër luftëtarët e UÇK-së, zbulohet buxheti i Gjykatës Speciale

schedule22:44 - 11 Tetor, 2020

schedule 22:44 - 11 Tetor, 2020

Ka pesë vite që është themeluar Gjykata Speciale me seli në Hagë, ndërsa këtë vit ka mbajtur seancat e para. Para Gjykatësit të Procedurës Paraprake është paraqitur Salih Mustafa, në cilësinë e të akuzuarit.

Ndërsa para gjykatësit Nicolas Guillou kanë dalë edhe krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Por, Nicolas Gillou nuk është gjyqtari i vetëm i kësaj gjykate.

Kjo e fundit udhëhiqet nga kryetarja Ektareina Trëndafillova, ndërsa në regjistrin e kësaj gjykate janë edhe 21 gjykatës të tjerë. Në kuadër të Dhomave të Specializuara ekziston edhe zyra administrative, që udhëhiqet nga Fidelma Dolman, ndërsa bashkë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në Hagë punojnë afro 170 persona

Aty përfshihen gjyqtarë, prokurorë, hetues e persona të tjerë qe veprojnë me mbështetje të BE-së. Derisa nuk dihen pagat e gjyqtarëve, prokurorëve e stafit mbështetës, ajo cfarë dihet është buxheti i tërësishëm.

Gjykata Speciale bashkë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, kanë buxhet vjetor mbi 45 milionë euro. Këtë për T7 e kanë konfirmuar vet Dhomat e Specializuara. Buxheti i aprovuar për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit Special që mbulon periudhën nga qershori 2020 deri në qershor 2021 është 45,045,000. Këto nuk paguhen nga taksapaguesit e Kosovës, shkruan gazeta Ekspres.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar veprojnë me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe shteteve të treta kontribuese, të cilat përfshijnë Norvegjinë, Zvicrën dhe Shtetet e Bashkuara. Bashkimi Evropian, gjithashtu ka ndarë një buxhet miliona euro për misionin e EULEX-it, për të mbështetur punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!