Juventusi shpallet kampion për të shtatën herë radhazi

schedule11:22 - 14 Maj, 2018

schedule 11:22 - 14 Maj, 2018

Juventus ka fituar për herë të shtatë titullin kampion të Italisë, pas barazimit 0 – 0 në Olimpiko përballë Romës. Të mërkurën e kaluar bardhezinjtë e Masimiliano Allegrit fituan dhe kupën e italisë, një fitore e dyfishtë pra që përsëritet për të katërtin vit radhazi.

Ka mjaftuar një barazim 0-0 me Romën për të marrë titullin kampion për herën e shtatë radhazi. Është një pikëshi që i lejon Juventusit të mbajë Napolin në një distancë që nuk përmbyset dot dhe në fund të festojë sërish në Olimpiko.

Të mërkurën e kaluar ishte Kupa e Italisë në fitoren ndaj Milanit, ndërsa tani është Skudeto. Massimiliano Allegri goditi mirë me kupën dhe kampionatin për të katërtin vit radhazi, ndërsa Buffon i ulur në stol, largohet nga futbolli me të shtatin titull kampion si kapiten skuadre. Një sipërmarrje që e ka festuar me shokët e tjerë të vjetër të skuadrës si Chiellini, Barzagli, Lichtsteiner e Marchisio.

Ndeshja nuk dhuroi emocione të veçanta, me dy skuadra që tashmë ishin një hap larg objektivave personale: skudeto për bardhezinjtë, dhe kualifikimi në Champions për verdhekuqtë, edhe pse me humbjen e Interit në shtëpi ndaj Sasuolos, objektivi ishte arritur para ndeshjes.

Di Francesco nuk dhuron surpriza në fillim të ndeshjes, ndërsa Allegri heq dorë në momentin e fundit nga Khedira, duke e zëvendësuar me Matuidi. Në pjesën e parë Roma përpiqet të shfrytëzojë disa gabime të Juventusit, por nuk arrin të dhënojë. Për Juventusin e vetmja mundësi për të shënuar ishte në minutën e 35 me Dybala, por goditja e tij përfundon jashtë porte.

Emocione më të forta pas daljes me karton të kuq në Nainggolan duke e lënë Romën me dhjetë lojtarë. Pas përfundimit të minutës së dytë shtesë është moment i Juventusit për të festuar./abcnews.al