Tuttosport është hapur me dy lajme të bujshme rreth merkatos së klubeve italiane. Verrati-Juventus dhe Morata-Inter. PSG po mendon t’i ofrojë pankinën Max Allegrit dhe diçka e tillë do të lehtësonte shkëmbimin Pjanic-Verratti.
Bardhezinjtë e pëlqejnë shumë Marco Verrattin, mesfushorin e kombëtares italiane. Nga PSG do të largohet edhe Edinson Cavani. “El Matador” është afër Atletico Madrid. Diego Simeone është gati t’i besojë qendrën e sulmit.
Nëse arrihet akordi përfundimtar, do të vështirësohej situata e Alvaro Moratës. Interi është gati të përfitojë dhe ka nisur kontaktet me agjentin e sulmuesit spanjoll.
Conte e pëlqen dhe Morata do të rikthehej sërish në Itali, kësaj radhe si zikaltër për të zëvendësuar Lautaro Martinez, i cili do të transferohet te Barcelona me shumë mundësi. /abcnews.al