Ish drejtori i Juventusit, Luciano Moggi ka dhënë një intervistë për “TuttoMercatoWeb”. Moggi ka folur rreth bardhezinjëve që sipas tij po riorganizohen me të rinjë cilësorë, ndërsa shprehet se Interi është më i fortë në garën për titull kampion.
“Tani për tani Juventusi dëshiron të riorganizohet me të rinj cilësor. Do të duhen disa vite për të qenë ende lart. Juventusi do të jetë përsëri konkurrues. Kur tashmë kanë Chiesan, Kulusevskin dhe Lokatellin në shtëpi, mund të mbështeten në to në një mënyrë të rëndësishme.”
Më pas Moggi u ndal edhe tek Interi. “Marota dhe Ausilio bënë një punë të shkëlqyer duke patur ende lojtarë të rrezikshëm si Correa, Dzeko dhe Lautaro. Simone Inzaghi është një trajner që qëllimin kryesor ka të sulmojë. Correa ka vetëm një të metë sepse dëmtohet shpesh, ai gjithmonë luan vetëm gjysmë të kampionatit.
Por kur ai luan, ju shihni sesi godet ai. Nëse shikojmë vlerat, Interi është edhe më i fortë. Në garën për titull kampion, Interi është më i fortë” tha Moggi. /abcnews.al/