Kristiano Ronaldo u bë personazhi kryesor i Serisë A pasi i dha fitoren Juventusit në Empoli. Portugezi duket se po justifikon investimin prej qindra milionë eurosh, të bërë për të.
Shkëlqimi ishte lënë në Mançester, por jo sërish pati diçka më shumë. Një Juventus thuajse i shëmtuar ia doli për të marrë një tjetër fitore në Serinë A, por më shumë i gëzuar sepse investimi i madh i verës po jep rezultat. Empoli u mund 2-1 me përmbysje dhe njeriu-kyç ishte kush tjetër përveçse Kristiano Ronaldo. Vendasit luftuan fort në pjesën e parë dhe e mbyllën atë në avantazh me një rrjetë shumë të bukur, por jo më kot thuhet se ndeshja ka 90 minuta.
Pas pushimit, Ronaldo bëri diferencën, edhe pse fillimisht falë një penalltie fituar nga Dibala. Pati protesta, por u duk një 11-metërsh nga ata që iu vidhen kundërshtarëve. Gjithsesi, për tifozët juventinë dhe për klubin torinez, lumturi më e madhe se fitorja ishte paraqitja e CR7-ës, investimi i madh i verës, ndoshta më i madhi në histori. Portugezi po nis të justifikojë 100 milionë eurot e shpenzuara për kartonin, dhe rrogën mbi 30 milionë euro në sezon që do t’i jepet ëpr 4 vite me radhë. Gazetat italiane janë me fat, pasi e kanë personazhin e madh për kopertinat.
“La Gazeta delo Sport”: Qiellor CR7-ta! Penallti dhe gol kryevepër. Gjithçka e bën Ronaldo!
“Il Korriere delo Sport”: Mendon ai! Një Juventus I shëmtuar përmbys dhe fiton në Empoli 2-1, me një mrekulli të Ronaldos!
“Tutosport”: CR7, ari i Juventusit! Penallti e kundërshtuar nga Empoli, dhe raketë nga jashtë zone. Ronaldo firmos përmbysjen bardhezi!
Pas këtyre dy golave, Kristiano ka 7 rrjeta në 10 ndeshje në Serinë A, duke iu afruar dalë nga dalë, standardit të madh që kishte tek Reali./abcnews.al