Juventusi ka 30 ditë për të apeluar, por gjykata nuk do ta ndryshojë vendimin

schedule16:06 - 21 Janar, 2023

schedule 16:06 - 21 Janar, 2023

Lajmi kryesor i të premtes në futbollin europian ishte ndëshkimi i rëndë i Juventusit. Klubi torinez humbi 15 pikë për mashtrim financiar.

Por cilat janë opsionet e klubit italian?

Juventusi ka 30 ditë për të apeluar në gjykatën më të lartë për drejtësinë sportive.

Megjithatë, kjo gjykatë nuk ka të drejtë të ndryshojë vendimin e Gjykatës Federale të Apelit, e cila vendosi heqjen e 15 pikëve dhe mund ta dërgojë çështjen për një diskutim të ri vetëm në rast shkeljesh procedurale. CONI drejtohet nga avokatja napolitane Gabriella Palmieri, 64-vjeçare, e cila ka një përvojë shumëvjeçare në fushën e sportit. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!