Juventusi i rikthehet pistës së Muriel, Atalanta kërkon të përfitojë nga shitja e tij

schedule09:50 - 5 Gusht, 2022

schedule 09:50 - 5 Gusht, 2022

Juventusi i është rikthyer sërish pistës së Luis Muriel. “Zonja e Vjetër” kërkon të tjera përforcime për sezonin e ri.

Opsioni i Alvaro Moratës nuk është i mundur pasi Atletico Madrid ka kërkuar 35 milionë euro për shërbimet e tij dhe në këto kushte bardhezinjtë shikojnë si një mundësi reale sulmuesin e Atalantës.

“Calciomercato.com” pretendon se negociatat po përparojnë mes klubeve, megjithëse çmimi i kërkuar prej 15 milionë eurosh nga Atalanta konsiderohet shumë i lartë për një 31-vjeçar.

Kolumbiani ka shënuar 98 gola dhe 48 asistime në 280 paraqitje në Serie A, ku ka luajtur për Udinese, Leçe, Sampdoria, Fiorentina dhe Atalanta.

Sezonin e kaluar, ai kontribuoi me 14 gola dhe 10 asistime në 39 ndeshje zyrtare për klubin. /f.a/abcnews.al