Juventusi është skuadra më pafat e momentit në Seria A sa i takon dëmtimeve të lojtarëve.
Lojtari i fundit që do mungojë në sfidën me Sassuolën do të jetë edhe Juan Cuadrado, i cili nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës, pasi lojtari ka shfaqur probleme muskulore në stërvitjen e fundit.
Missimiliano Allegrit i shtohen kështu “dhimbjet e kokës”, pasi listës së gjatë i është shtuar edhe Cuadrado, i cili do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore ditën e nesërme për të mësuar edhe gjendjen e lojtarit.
Kujtojmë se të dëmtuar janë edhe Federico Chiesa, Arthur Melo, Manuel Locatelli, Kaio Jorge, Weston McKennie, Federico Chiesa dhe Marley Ake.
Ecco i convocati bianconeri per #SassuoloJuve
Powered by @bitgetglobal pic.twitter.com/eO0v63Ic4h— JuventusFC (@juventusfc) April 24, 2022
/f.a/abcnews.al