Juventusi gati t’i rrëmbejë Interit objektivin e merkatos

schedule16:40 - 18 Korrik, 2022

schedule 16:40 - 18 Korrik, 2022

Juventusi ka kaluar në “pole-position” për nënshkrimin me mbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer, duke parakaluar kështu Interin në garën për shërbimet e lojtarit.

Braziliani, i cilësuar si mbrojtësi më i mirë i Serie A sezonin e kaluar, dukej se do t’i bashkohej nënkampionit si një zëvendësues i mundshëm për Milan Skriniar, i cili ka qenë cak i disa ofertave nga Paris Saint-Germain.

Megjithatë, ndërsa nuk ka pasur përparim në lëvizjen e reprezentuesit sllovak te kampioni francez, Juve thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje që mbrojtësi Matthijs de Ligt t’i bashkohet Bayern Munichut.

Dhe “Sky Sport Italia” raporton se Juve tani janë kryesues në garën për Bremerin pasi janë gati t’i ofrojnë Torinos 40 milionë euro plus bonuse – që është 10 milionë euro më shumë se Nerazzurrët.

Burimet shtojnë se Interi është i vetëdijshëm për interesin e Juves dhe shpreson që 25-vjeçari të mos ndryshojë mendje për marrëveshjen verbale të arritur që disa javë tashmë.

Përveç që i ofron Torinos një tarifë më të lartë, “Zonja e Vjetër” gjithashtu beson se mund t’i japë Bremerit kushte më të mira se Interi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!