Juventusi fiton ne fushën e Udinezes

schedule22:20 - 6 Tetor, 2018

schedule 22:20 - 6 Tetor, 2018

Juventusi arriti një tjetër fitore në Serinë A, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në fushën e Udinezes, e duke vazhduar sukseset radhazi. Kampionët në fuqi kanë 8 fitore në 8 ndeshje të luajtura deri tani në kampionat, duke pasur 24 pikë të plota.

Golat u shënuan në pjesën e parë, fillimisht nga Betankur në minutën e 33-të dhe pastaj nga Kristiano Ronaldo në minutën e 37-të. Më pas, juventinët u përpoqën të realizonin përsëri, por nuk mundën.

Për Ronaldon, ky ishte goli I katërt në 8 ndeshje të luajtura në Serinë A deri tani, një rendiment shumë më i ulët sesa ai që kishte tek Reali i Madridit. Gjithsesi, ishte e rëndësishme që portugezi të jepte bënte një paraqitje të madhe, për shkak se ishte nën presion pas akuzave për përdhunim, ndërsa në Amerikë është rihapur hetimi për të.

Juventusi i trajnerit Alegri, ndërkaq, po vazhdon me ecurinë e viteve të kaluar, duke mos pasur rival në Serinë A, dhe besohet se do të arrijë të fitojë titullin kampion për herë të tetë radhazi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!