“Juventusi fe në Shqipëri, kurse ti je Papa”: Rama, batuta me Buffon

schedule22:03 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 22:03 - 6 Dhjetor, 2019

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, nuk i ka kursyer batutat gjatë takimit që Aureli dhe Alesjo patën me Cristiano Ronaldon dhe Gigi Buffon. Me këtë të fundit madje lëshoi disa perla, duke e cilësuar atë si Papën.

“Unë jam një juventin i vjetër, por kjo është për një ditë tjetër”, i është drejtuar Rama portierit legjendar të Juventusit, i cili në anën tjetër zbulon atë që i kishte thënë një kuzhinier shqiptar në të shkuarën.

“E di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Coverciano. Më thoshte gjithmonë që në Shqipëri ka një fun club tifozësh të Juventusit dhe janë të çmendur”, shprehet Buffon gjatë bisedës me kryeministrin Rama, i cili nuk ndale me kaq. “Juventusi është besim fetar në Shqipëri dhe ti je Papa”, i thotë kreu i qeverisë shqiptare portierit italian. /abcnews.al