Anësori i Sassuolos, Domenico Berardi është gati të pajtohet me kushtet e kontratës me Juventusin.
29-vjeçari është një objektiv i vjetër i Zonjës së Vjetër dhe klubi aktualisht është duke punuar për një marrëveshje. Sipas gazetarit Orazio Accomando, Juventus pothuajse ka arritur një marrëveshje personale me Berardin.
Lojtarit iu ofrua një kontratë tre vjeçare me një pagë prej 3.5 milionë euro në vit. Në të njëjtën kohë, siç e dini, udhëheqja e Juves ende nuk ranë dakord për kushtet e transferimit me Sassuolo, teksa klubi kërkon rreth 30 milion euro përfshirë bonuset.
Kontrata e Domenico Berardit me Sassuolo është deri në vitin 2027. Italiani shënoi 12 gola në 26 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar. /G.D abcnews.al/