VIDEO/ Juventusi e nis si tank me Di Maria e Vlahovic, “shtyp” Sassuolon

schedule22:39 - 15 Gusht, 2022

schedule 22:39 - 15 Gusht, 2022

Juventusi e ka nisur kampionatin në mënyrën e duhur, duke triumfuar me rezultatin 3-0 kundër skuadrës së Sassuolo në Torino.

Bardhezinjtë e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë. Sfida u zhbllokua nga afrimi i verës, Angel Di Maria, i cili debutoi me gol në Serie A.

Më pas skenën e mori ai që e ka për detyrë t’i shënojë golat te Juventusi. Me penallti Vlahovic nuk gaboi në minutën e 43-të.

Sulmuesi e nisi edhe pjesën e dytë me gol, gjashtë minuta pasi nisi. Me rezultatin 3-0 Juventusi nuk ia la asnjë shpresë Sassuolos dhe mori pikët e plota në javën e parë të kampionatit. / abcnews.al

Juventus-Sassuolo 3-0
Di Maria 26′, Vlahovic 43′ (pen), 51′