Pikëpyetja më e madhe te Juventusi është e ardhmja e Cristiano Ronaldos. Shënuesi më i mirë i bardhezinjve në dy sezonet e fundit ka edhe një vit kontratë, por nuk përjashtohet mundësia që të largohet këtë verë.
Paga e tij është mjaft e lartë, 31 milion euro neto, dhe largimi i tij do ta çlironte Juventusin nga një shifër e konsiderueshme që paguan.
Tuttosport shkruan se në klubin nga Torino kanë nisur të mendojnë edhe për lojtarin që mund ta pasojë Ronaldon te Juventusi.
I pari në listë është serbi Dusan Vlahovic, sulmuesi 21-vjeçar i Fiorentinës, i cili ka shkëlqyer në sezonin e fundit në Serie A me 21 gola në 37 ndeshje të kampionatit që ka luajtur.
Klubi “Vjollcë” nuk heq dorë lehtë nga Vlahovic. Emrat e tjerë që mendojnë te Juventusi janë Mauro Icardi i PSG-së dhe Gabriel Jesus i Manchester City. Dy emra të njohur, të cilët janë lakuar edhe në të shkuarën si objektiva të bardhezinjve. /abcnews.al