Juvenstusi po mendon për sezonin e ardhshëm dhe në kampin bardhezi mendojnë se mesfusha është reparti ku nevojiten përforcime. Si fillimisht kampionët në fuqi të Italisë kanë ndarë mendjen për blerjen e Weston McKennie nga Schalke 04.
Tuttosport ndërkohë raporton se janë dy emra që bardhezinjtë i kanë si objektiv dhe do tentojnë t’i blejnë në merkaton e verës. Njëri është Manuel Locatelli i Sassuolo, për të cilin Juventusi duhet të paguajë të paktën 40 milion euro për ta blerë.
Për mesfushorin janë disa klube në garë dhe Juventusi po mendon edhe për Jorginho, i cili është pjesë e Chelsea dhe është lidhur me klubin italian edhe gjatë kohës që skuadrën e drejtonte Maurizio Sarri. /abcnews.al