Juventusi dëshiron të ndërpresë kontratën me Ramsey

schedule11:50 - 9 Nëntor, 2021

schedule 11:50 - 9 Nëntor, 2021

Juventus është duke shqyrtuar mundësinë për të ndërprerë kontratën e Aaron Ramsey, pasi mesfushori nuk është në planet e Allegrit ndërkohë që merr 165.000 euro në javë.

30-vjeçari ka luajtur shumë në mënyrë të parregullt dhe nuk duket se në të ardhmen e afërt do të vendoset në ekipin e parë. Sipas Calciomercato , skuadra italiane po shqyrton seriozisht opsionin për t’i dhënë fund kontratës në janar dhe për ta lënë të lirë, pasi për shkak të pagës e kanë shumë të vështirë ta shesin.

Duhet theksuar se kontrata e Ramsey përfundon këtë qershor 2022, por mbajtja e saj deri në atë datë mund t’i kushtojë Juventusit rreth 4 milionë euro.

Lojtari i Uellsit mbërriti në Torino si lojtar i lirë më 1 korrik 2019 dhe pavarësisht se kishte shumë pak minuta, ai vendosi të qëndrojë këtë verë për të parë nëse me ndryshimin e trajnerit mund të gëzojë pak më shumë rëndësi. Allegri vendosi të përdorë ish-lojtarin ‘Topçinjtë’ si mesfushor mbrojtës, disi pas asaj që luante Ramsey , por për shkak të dëmtimeve dhe mungesës së rregullsisë, as në këtë pozicion nuk ka marrë minuta. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!