Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juventus zgjedh një brazilian për sulmin, nis kontaktet me Manchester Cityn

schedule11:59 - 8 Qershor, 2021

schedule 11:59 - 8 Qershor, 2021

Juventus është në kërkim të një qendërsulmuesi të nivelit të lartë dhe ka vendosur disa emra si mundësi, me Icardin e Milik në krye të listës. Por një emër i madh hyn në skenë së fundmi dhe me shumë mundësi i rrëzon kandidaturat e mësipërme.

Gabriel Jesus mësohet të jetë shënjestra më e madhe e bardhezinjve në merkato. Brazili i Manchester Cityt nuk pëlqehet shumë nga Guardiola dhe në një pjesë të madhe të sezonit, spanjolli ka zgjedhur më para të luajë pa një qendërsulmues, se të aktivizojë atë.

Në këtë situatë Juventus është gati të ndërhyjë, duke shfrytëzuar edhe rrugën e shkelur të transferimeve me Cityn në sezonet e shkuara dhe ka nisur kontaktet e para. Sulmuesi ka kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe ky është shansi i fundit për Cityn për ta shitur me vlerën reale. 24-vjeçari vlerësohet 60 milionë euro nga Transfermarkt. D.L/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!