Juventus synon ish-yjet e rivalëve, pas Lukakut tashmë kërkon edhe Kessie

schedule15:43 - 16 Korrik, 2023

schedule 15:43 - 16 Korrik, 2023

Juventus duket se është duke tentuar të transferojë ish-yjet e klubeve të Milanos, rivalëve të tyre.

Pas interesimit për Lukakun, gjë për të cilën bëri që Inter të revoltohet dhe të heqë dorë nga belgu, “Zonja e Vjetër” tashmë ka shfaqur interes edhe për Franck Kessie.

Barcelona nuk e konsideron si një lojtar kyç dhe lojtari nga Bregu i Fildishtë tundohet për një rikthim në Itali.

Pavarësisht se folruma synohet të jetë një transferim me opsion blerje, as Juventus nuk e përjashton transferimin e menjëhershëm. Megjithatë, Juventus e ka bërë të qartë që nuk do të tjetë i gatshëm të paguajë më shumë se 15 milionë euro për shërbimet e Kessie./ h.ll/abcnews.al