Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zonja” ndahet nga Tudor/ Juventus shkarkon nga detyra Igor Tudor, pas humbjes me Lazio

schedule12:37 - 27 Tetor, 2025

schedule 12:37 - 27 Tetor, 2025

Igor Tudor nuk është më trajner i Juventus. Me anë të një njoftimi për mediat, “Zonja e Vjetër” ka zyrtarizuar shkarkimin e tij nga detyra. Një vendim i fortë, por I pritshëm pas humbjes së fundit 1-0 në “Olimpico” kundër Lazio.

Kjo ishte disfata e tretë radhazi në kampionat, ndërsa thelloi në tetë ndeshje serinë negative pa fitore për skuadrën bardhezi.

Një ecuri shumë larg emrit dhe pretendimeve të “Zonjës së Vjetër” që i dha fund “martesës” me Igor Tudor, e cila që në fillim ishte e sforcuar.

Trajneri kroat mori drejtimin e Juventus në fundin e sezonit të shkuar si një zgjidhje e përkohshme.

Por pasi siguroi pjesmarrjen në Champions dhe dështimit të klubit për të gjetur një tjetër teknik, ai u konfirmua në pankinë.

Por pritshmëritë e Tudor dhe Juventus nuk u shpërblyen duke sjellë ndarjen pas vetëm tetë javëve në Serinë A, vetëm 12 pikëve dhe vendit të tetë.

Tashmë, “Zonja e Vjetër” është në kërkim të një tjetër trajneri, por me një profil të ndryshëm nga ai i Tudor.

Sipas mediave përtej Ariatikut, në krye të listës së kandidatëve është Luciano Spalleti, ish tekniku Romës, Napolit dhe kombëtares së Italisë.

Por palët duhet ende të gjejnë marrëveshjen, ndërsa deri atëherë do të vijohet me një trajner të përkohshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!