Juventus sfidon spanjollët, “Zonja e Vjetër” kërkon në Torino “fantazistin” anglez

schedule13:36 - 3 Korrik, 2024

schedule 13:36 - 3 Korrik, 2024

Pavarësisht se qëndroi për plot 1 vit e gjysmë jashtë fushave të blerta, për shkak të akuza për dhunë nga e dashura e tij, “fantazisti” anglez, Mason Greenwood është kthyer të luajë futboll dhe duket se ka rigjetur shumë shpejt formën e tij, duke shkëlqyer te skuadra e Getafe, në La Liga, aty ku është i huazuar që prej fillimit të këtij sezoni.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, të tilla performanca kanë mahintur jo pak klube të mëdha, ku më të interesuarit deri pak kohë më parë ishin spanjollët e Real Madrid, Barcelona e Atletico Madrid, mirëpo tashmë pëlqim për 22-vjeçarin anglez kanë shfaqur edhe “Bardhezinjtë” e Juventus dhe tashmë mësohet se anglezët i kanë vënë edhe çmimin prej 30 milionë euro, “fantazistit”.

Megjithatë deri më tani nuk raportohet të ketë kontaktet, mes klubeve të lartpërmendura dhe “Djajve të Kuq”, të Manchester United, me “gjigantët” e futbollit evropian që pritet të fillojnë në merkaton e verës bisedimet e para, për autorin e 10 golave e 6 asistimeve, në 35 përballjet e zhvilluara, mes kampionatit spanjoll të futbollit, si dhe Kupës së Mbretit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!