Pas 3 sezonesh të shprenzuar te “topçinjtë” e Arsenal, duket se merkatoja e verës së këtij viti do të sjellë dhe “divorcin” e parakohshëm, mes klubit nga Londra dhe “kollosit” ganez të mesfuhës, Thomas Partey.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, por edhe nga tabloidet britanike, “bardhezinjtë” e Juventus e shohin Partey, si zëvendësuesin perfekt të francezit Adrien Rabiot, teksa kujtojmë se “zonja e vjetër” ka luftuar edhe më parë për transferimin e ganezit në Torino.
“Gjigandët” e Italisë mund të përfitojnë një ulje të lehtë çmimin gjithashtu dhe nga mosha e madhe e lojtarit, si dhe paraqitjet e tija zhgënjyese kohët e fundit me “topçinjtë”, teksa flitet që i gjithë operacioni të mbyllet me rreth 15-18 milionë euro. /i.m /abcnews.al