Në Itali janë të sigurtë. Matias De Ligt do të zyrtarizohet si futbollisti i Juventusit ditën e hënë. Lajmi është konfirmuar nga Corriere Dello Sport që zbulon edhe detajet e këtij transferimi. 19-vjeçari do të zyrtarizohet si përforcimi më i ri i Juventusit për shifrën e 75 mln eurove. Bardhezinjtë do të paguajnë në arkat e klubit holandez 67 mln euro dhe pjesa tjetër do të shlyhet në formën e bonuseve. Sa i përket pagës së futbollistit, qendërmbrojtësi do të ketë një rrogë fikse prej 8 mln euro në sezon dhe 4 mln euro të tjera bonuse nëse futbollisti arrin të plotësojë objektivat e përcaktuara.
Klauzola e 19-vjeçarit do të jetë 150 mln euro, një shifër tepër e lartë duke llogaritu moshën e re të holandezit. Për De Ligt interesohej edhe skuadra e Paris Saint Germain dhe Barcelona po futbollisti ka preferuar të vazhdojë karrierën në futbollin italian ku do të luajë së bashku me idhullin e tij Cristiano Ronaldo.
Afrimi i një futbollisti si De Ligt në skuadër i cili mahniti botën sezonin e kaluar do të jetë një titullar i padiskutueshëm dhe do të ketë një efekt zinxhir tek bardheiznjtë ku i sakrifikuara është Leonardo Bonucci. Së fundmi skuadra së e Paris Saint Gertmain që ka shfaqur interes për futbollistin Italian por ende nuk ka asgjë konkrete. Në ditët në vijim pritet të qartësohet edhe e ardhmja e qendërmbrojtësit të Juventuisit që nuk bindi sezonin e kaluar me paraqitjet e tij./ABC News Albania 24/7