Juventus pranë goditjes në merkato, mungon vetëm firma me Felipe Anderson

schedule08:25 - 9 Prill, 2024

schedule 08:25 - 9 Prill, 2024

Felipe Anderson është vetëm një hap larg kalimit te skuadra e Juventusit. Bardhezinjtë i parakaluan të gjithë rivalët për shërbimet e brazilianit, duke ofruar 4 milionë euro në vit, përfshirë bonuset, për një kontratë trevjeçare.

Sipas të gjitha gjasave, Felipe Anderson do të jetë përforcimi i parë i merkatos, pa asnjë shpenzim për kartonin e tij, duke shtuar vlerë në një repart ku pritet të krijohen boshllëqe me lamtumirën e mundshme të Moise Kean, por edhe me shitjen e mundshme të Federico Chiesa, që mund të përfundojë në treg nëse nuk do të rinovojë kontratën.

Marrëdhënia mes presidentit Lotito dhe Felipe Anderson është bllokuar prej kohësh. Futbollisti ka kërkuar një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon (atë që përfitonte tek West Hami), ndërsa Lazio nuk dëshiron t’ia rrisë pagën aktuale (2.5 milionë në sezon).
Felipe Anderson ka refuzuar ofertat arabe, me shpresën për të gjetur një vend në një ekip më të madh në ligat kryesore në Europë.

Juventusi është një prej tyre dhe, duke përfituar nga pavendosmëritë e Lazios, në fund i parakaloi të gjithë. Fabrizio Romano, gazetar italian i specializuar në tregun e futbollistëve, ka raportuar se janë përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme në orët e fundit dhe firma mbetet formalitet./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!