Juventus planifikon të forcohet me një portier që mund të zëvendësojë në mënyrë adekuate Wojciech Szczesny.
Klubi torinez mendoi për nevojën e zëvendësimit të 32-vjeçarit polak, të cilit kontrata i skadon vitin e ardhshëm. Sipas La Repubblica, Bianconerët janë të interesuar për Guglielmo Vicario (Empoli), Alex Meret (Napoli) dhe Marco Carnesecchi (Cremonese). Juventus po shikon gjithashtu yllin e Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, siç është raportuar më parë.
Wojciech Szczesny e mbron portën e skuadrës që nga viti 2017. Këtë sezon ai ka pësuar 26 gola në 25 ndeshje në të gjitha garat. /G.D abcnews.al/